Pacienti që u transferua Qendra Klinike Universitare të Kosovës, pasi mbeti i plagosur pas gjuajtjes me armë zjarri ditën e djeshme në Pejë, është në gjendje stabile.
Lajmin për Klankosova.tv e ka bërë të ditur mjeku kujdestar Naser Syla, i cili poashtu njoftoi se i njëjti është dërguar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale për trajtim të mëtutjeshëm.
Derisa, pak më parë, spitali i Përgjithshëm i Pejës njoftoi se pacienti tjetër që mbeti i plagosur të premten në Pejë poashtu është jashtë rrezikut për jetë.
I dyshuari që plagosi dy persona në rrugën “Hasan Murati”, në afërsi të Qendrës së Paraburgimit në Pejë, është ndaluar për 48 orë. /Klankosova.tv