Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 20:30 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Si pasojë e të shtënave, dy persona kanë mbetur të plagosur.
Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka bërë të ditur se gjendja e dy të plagosurve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Po janë duke u trajtuar në Qendrën Emergjente dy persona të plagosur me armë zjarri. Janë jashtë rrezikut për jetë dhe gjendja e tyre është stabile”, ka thënë Syla.
Dy persona janë arrestuar lidhur me këtë rast.










