Pas pak minutash nis ndeshja Qipro-Kosova.
Qipriotët dhe Dardanët do të përballen sonte në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kombeve.
Kosova synon këndelljen pas humbjes 0:3 kundër Rumanisë, të premten e kaluar në “Fadil Vokrri”.
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, në konferencën e fundit para duelit më Qipron, ka kërkuar nga të besuarit e tij që të bëjnë çmos që të marri pikët e plota nga kjo sfidë.
“E kemi analizuar ndeshjen që humbëm nga Rumania. Jemi fokusuar për ndeshjen e radhës kundër Qipros. Duhet të bëjmë çmos që t’i marrim tri pikë”, tha Foda.
Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave:
Formacionet zyrtare:
Qipro: Mall; Karo, Gogic, Kyprianou; Panayiotou, Artymatas, Krastanos, Malekkidis, Ioannou; Pittas, Tzionis
Kosovë: Bekaj; Rrudhani, Aliti, Rrahmani, Hadërgjonaj; Rexhbecaj, Emërllahu, Berisha; Rashica, Muriqi, Krasniqi.
Ndeshja Qipro-Kosova fillon në orën 18:00.