Zyrtarë e Shërbimit Korrektues të Kosovës në mars e kanë marrë vetëm pagën bazë.
Burimet bëjnë me dije edhe me Shërbimin Korrektues të Kosovës u veprua ngjashëm siç u bë me policët dhe ushtarët e FSK-së ku nuk iu paguan orët shtesë
“Paga për këtë muaj është më e vogël për më shumë se 100 euro. Nuk kam ndonjë suspendim apo diçka të tillë”, tha ky burim për Klankosova.tv.
Për mospagesën e orëve shtesë dhe atyre të ndërrimit të natës, pas raportimit të Klan Kosovës ka reaguar Sindikata e Policisë, e cila tha se deri më tani nuk kanë marrë asnjë komunikim zyrtar nga Qeveria e Kosovës në lidhje me këto veprime.
“Pavarësisht përkushtimit dhe sakrificës së vazhdueshme të zyrtarëve policorë, deri më tani nuk kemi marrë asnjë komunikim zyrtar nga Qeveria për këtë çështje. Sindikata e Policisë e Kosovës kërkon nga Ministria e Financave që të ekzekutojë menjëherë pagesat e prapambetura, duke siguruar kompensimin e plotë për ndërrimet e natës dhe orët shtesë,