Qeveria ka shfuqizuar vendimin e Qeverisë të vitit 2015 për përfitimet e zyrtarëve shtetërorë pas përfundimit të mandatit.
Kryeministri Albin Kurti theksoi se ky vendim për t’i reduktuar shpenzimet të cilat siç theksoi ai, Kosovës i kanë sjellur pasoja të mëdha.
“Ju ftoj ta votoni propozim-vendimin për shfuqizimin e vendimit të qeverisë të datës 19 nëntor i cili ka të bëjë me përfitimet e ish zyrtarëve pas mbarimit të mandatit të tyre. Duhet njëkohësisht t’i reduktojmë shpenzimet që u patën bërë zakon e nga të cilat kemi pasoja të mëdha”, ka thënë Kurti.