Qeveria njofton: Besnik Bislimi ka udhëtuar drejt Brukselit për takimet e radhës në dialog

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Brukselit.

Megjithatë, ata nuk kanë treguar nëse do të ketë takim trepalësh.

Njoftimi:

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi ka udhëtuar drejt Brukselit. Atje, ditën e nesërme, ai do të marrë pjesë në takimet e radhës të parapara në kuadër të procesit të dialogut.