Burime brenda sektorit privat bëjnë të ditur se organizata të caktuara janë ftuar privatisht për të marrë pjesë në një takim të thirrur nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ku do të diskutohet çështja e rritjes së pagës minimale, raporton Demokracia.com.
Sipas informatave të siguruara, një nga takimet do të mbahet të enjten, më 30 tetor, nga ora 10:00, në Sallën P-38 të Ndërtesës së Qeverisë.

Ftesat nuk janë bërë publike dhe nuk janë adresuar për të gjitha organizatat përfaqësuese të punëtorëve, duke ngritur dyshime se procesi po zhvillohet në mënyrë të selektuar dhe të kontrolluar politikisht.
Burime nga organizatat e përfshira theksojnë se ftesa është bërë “privatisht” dhe pa transparencë publike. Kjo ngrit dyshime se qeveria mund të jetë duke përdorur temën e rritjes së pagës minimale, një çështje me ndikim të drejtpërdrejtë në opinion për qëllime parazgjedhore. /Demokracia.com/










