Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar të hënën në mbrëmje se ka marrë vendim për rregullimin e çmimeve të naftës që përdoret për transport.
Ministrja Rozeta Hajdari ka theksuar se ky vendim është rezultat i mbikëqyrjes së tregut, nga e cila është vërejtur se çmimet e shitjes rriten menjëherë kur nafta importohet më shtrenjtë, por nuk ulen në të njëjtën mënyrë kur çmimet e importit bien.
Sipas vendimit të ri: Marzha maksimale e lejuar për shitjen me shumicë është 2 centë për litë – Marzha maksimale për shitjen me pakicë është 12 centë për litër.
Naftëtarët detyrohen të furnizohen dhe të shesin naftë pa ndërprerje, ndërsa inspektimi do të shtohet për të mbikëqyrur zbatimin e vendimit.
“Ky është një hap drejt konkurrencës së ndershme dhe mbrojtjes së konsumatorëve”, tha Hajdari, duke shtuar se vendimi synon të ndalë sjelljet antikonkurruese dhe të garantojë transparencë në treg.
Aktualisht, çmimi i një litri naftë dhe benzinë varion nga 1.20 deri në 1.30 euro.
Kujtojmë se masa të ngjashme janë aplikuar edhe në vitet e fundit.