Qeveria në detyrë ka mbajtur sot mbledhjen e 263-të me radhë ku edhe mori disa vendime.
Ndër të tjera, Qeveria mori vendim për ndarjen e 4 milionë eurove për mbulimin e policës së sigurimit për mërgatën. Sipas këtij vendimi nga data 1 korrik, të gjithë mërgimtarët Sipas këtij vendimi nga data 1 korrik.
Po ashtu, qeveria në detyrë ndau 626,400 euro për mbështetjen e arsimit dhe lobimit institucional për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Të gjitha vendimet:
Ndarë 4,000,000 Euro për mbulimin e policës së sigurimit për mërgatën tonë. Sipas këtij vendimi nga data 1 korrik, të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë për në Kosovë me automjete për pasagjerë, do të mund të marrin policën e sigurimit falas në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse. Polica e subvencionuar do të subvencionohet për automjetet jo-komerciale për pasagjerë, deri në 9 ulëse.
Ndarë 626,400 Euro për mbështetjen e arsimit dhe lobimit institucional për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke përfshirë bursa për studentë, mbështetje për nxënësit dhe financim të aktiviteteve lobuese dhe avokuese në nivel ndërkombëtar.
Miratoi vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, të cilat janë të nevojshme për realizimin e disa projekteve të Komunës së Hanit të Elezit. Me këtë vendim finalizohet procesi i shpronësimit për realizimin projekteve në vijim:
Rindërtimi i Fushës së Futbollit;
Rregullimi i pronësisë për Fabrikën e Ujit;
Ndërtimi i Qendrës për Kulturë dhe Rini; dhe
Zgjerimi i rrugës pranë Terminalit Doganor.
Miratoi vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme Pasuri Shoqërore “Kombinati i Drurit”, Ferizaj, shpronësimi i të cilës është i nevojshëm për realizimin e projektit “FLOËS”, i financuar nga Banka Botërore dhe Ndërmarrja Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava.
Emëroi Komitetin Ndërministror për shëndetin njerëzor, shtazor mjedisor “Një shëndet”. Emërimi i këtij Komiteti është një hap i rëndësishëm për shëndetin publik në Kosovë. Kjo strukturë ndërsektoriale reflekton përkushtimin e Qeverisë për një qasje gjithëpërfshirëse ndaj mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve tanë.
Aprovoi kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, në Ndërmarrjen Shoqërore “Çeliku”, në shumë prej 6,405 Euro.
Rialokuar mjete në vlerë prej 50,000 Euro për projekte kapitale në përputhje me marrëveshjen e mirëkuptimit të nënshkruar nga Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Kryetari i Komunës së Pejës. Projekti ka të bëjë lidhur me ndërtimin e ndriçimit publik në fshatin Nakell dhe fshatin Gorazhdec, të komunës së Pejës.
Miratuar raportin për Funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike në Sektorin Publik për vitin 2024. Ky draft raport i konsoliduar vjetor pasqyron përmbledhjen e vlerësimeve të kryera për subjektet e sektorit publik, si dhe përmban të gjeturat, konkluzionet dhe rekomandimet për përmirësime të mëtutjeshme.
Miratuar nismën për lidhjen e protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Lituanisë për Ripranimin e Personave pa Autorizim. Kjo nismë bëhet me qëllim të lehtësimit të procedurave për identifikimin dhe kthimin e sigurt e të rregullt të personave që nuk i kanë përmbushur kushtet për hyrje ose qëndrim të ligjshëm në territorin e të dy vendeve.
Miratuar Draftin e Planit Vjetor të Statistikave Zyrtare për vitin 2026. Objektivat e përfshira në Planin Vjetor të Punës për vitin 2026, burojnë nga programi pesëvjeçar i Statistikave Zyrtare, realizimi i të cilave është i mbështetur në premisën paraprake, të shfrytëzimit më të mirë të burimeve njerëzore dhe financiare duke rritur efikasitetin organizativ dhe prodhues.
Emëruar Komisionin Ad hoc të pranimit për pozitën e kategorisë së lartë drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Inspektoratin e Ministrisë së Drejtësisë.
Aprovuar kërkesën për huamarrje deri në 10,000,000 Euro për “Infrakos Sh. A” për qëllime të likuiditeti të ndërmarrjes.