Qeveria në detyrë mban mbledhje – këto janë tre vendimet që u morën

Qeveria në detyrë ka mbajtur sot mbledhjen e 275-të, të zhvilluar në formë elektronike, ku ka marrë disa vendime me rëndësi për menaxhimin e buxhetit dhe administratën publike.

Një nga vendimet kryesore të mbledhjes ka qenë miratimi i kërkesës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje buxhetore.

Një vendim tjetër ka qenë riformulimi i pikës 2 të Vendimit të Qeverisë Nr. 09/273 të datës 31 tetor 2025.

Në mbledhje u bë edhe emërimi i z. Jetmir Haziri në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Regjistrim Civil.