Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme, ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2026.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë te ditur se ndarja buxhetore për vitin financiar 2026, do të jetë 4 miliardë euro, transmeton Klankosova.tv.
Derisa ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati tha se ky buxhet ka një rritje prej afro 10% nga viti paraprak.



 
															






