Qeveria miratoi masat e reja

Në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, është mbajtur mbledhja korresponduese (mbledhje elektronike), me kërkesë të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në të cilën është shqyrtuar dhe është miratuar Vendimi për ndërmarrjen e masave, me qëllim të parandalimit të përhapjes dhe kontrollit të infeksionit COVID-19.

Pas analizës së situatës epidemiologjike në vend, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pranuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për ndërmarrjen e masave të reja, me qëllim të parandalimit të përhapjes së infeksionit COVID-19.

Meqenëse ka rritje të numrit të qytetarëve, të cilët kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar dhe Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Vendimin si në vijim:

Në mbështetje të nenit 55 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në zbatim të nenit 89 të Ligjit Nr. 04/L-125 për Shëndetësi, në zbatim të dispozitave të nenit 41 dhe nenit 50 të Ligjit Nr. 02/L-109 për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse, duke u bazuar në nenin 4 të Rregullores Nr. 06/2020 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, e ndryshuar dhe e plotësuar me Rregulloren Nr. 07/2020, si dhe në zbatim të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 01/11, datë 15.03.2020, për Shpalljen e Emergjencës për Shëndetin Publik, pas diskutimit me njësitë përkatëse në zbatim të rekomandimit të IKShPK-së, në pajtim me nenin 17 dhe 19 të Rregullores së Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 09/2011, Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 28 korrik 2020, merr këtë:

VENDIM

1. Të gjithë qytetarët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilët hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës (RKS) duhet të dëshmojnë se janë të shëndoshë nga COVID-19, me testin RT-PCR në Sars COV-2, sipas parimit të reciprocitetit, me përjashtimet si në vijim:

1.1. GjatĂ« hyrjes nĂ«pĂ«rmjet Aeroportit NdĂ«rkombĂ«tar “Adem Jashari” nuk ka nevojĂ« tĂ« kenĂ« vĂ«rtetim pĂ«r test negativ RT-PCR, duke marrĂ« parasysh qĂ« shtetasi i huaj vetĂ«m do tĂ« kalojĂ« nĂ«pĂ«r territorin e RKS-sĂ«, dhe me kusht qĂ« nĂ« hyrje do tĂ« nĂ«nshkruajĂ« njĂ« deklaratĂ« qĂ« nĂ« afat prej 3 orĂ«sh do ta lĂ«shojĂ« territorin e RKS-sĂ«;

1.2. GjatĂ« hyrjes nĂ« pikat kufitare tokĂ«sore, me qĂ«llim tĂ« daljes nĂ«pĂ«r pikat ajrore nga Aeroporti NdĂ«rkombĂ«tar “Adem Jashari”, nuk ka nevojĂ« tĂ« kenĂ« vĂ«rtetim pĂ«r test RT- PCR, porse, shtetasit e huaj janĂ« tĂ« obliguar tĂ« paraqesin biletĂ«n e aeroplanit dhe tĂ« nĂ«nshkruajnĂ« deklaratĂ«n se brenda 3 orĂ«sh do ta lĂ«shojnĂ« territorin e RKS-sĂ«;

1.3. Transportuesit profesionistë (vozitësit) nuk është e nevojshme të kenë vërtetim për testin PCR, me kusht që respektohet protokolli për transport ndërkombëtar;

1.4. Për transport të organizuar me autobus ose linjë të rregullt ndërkombëtare transite nuk nevojitet testi RT-PCR, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e RKS-së brenda 5 orësh;

1.5. Shtetasit e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilët e kanë të rregulluar lejeqëndrimin e përkohshëm ose të përhershëm në RKS, gjatë hyrjes në RKS duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ, të bërë 72 orë para hyrjes në RKS;

1.6. Diplomatët e huaj nga shtetet e cekura në këtë vendim, të cilët janë të akredituar në RKS, sikurse familjarët e tyre, nuk është e nevojshme të kenë vërtetim për test RT-PCR;

1.7. Shtetasit e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilët kanë caktuar termin për mjekim në institucionet shëndetësore të RKS-së, mund të hyjnë, me kusht që të paraqesin vërtetimin për test TR-PCR negativ, të bërë 72 orë para hyrjes në RKS dhe vërtetimin për termin të caktuar të lëshuar nga spitali;

1.8. Bartësit e dokumenteve personale të lëshuara nga RKS, mirëpo me adresë vendbanimi në njërin nga shtetet e cekura në këtë vendim, gjatë hyrjes në RKS, duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ, të bërë 72 orë para hyrjes në RKS.

2. Duke filluar nga ora 22:30 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre në komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Podujevë, Gjakovë, Ferizaj, Lipjan, Drenas, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë, përveç:

2.1. Në raste urgjente shëndetësore;

2.2. NĂ« rast tĂ« nevojĂ«s pĂ«r t’u kujdesur pĂ«r tĂ« sĂ«murĂ«, pĂ«r persona me nevoja tĂ« veçanta, vetĂ«m nĂ«se tĂ« sĂ«murĂ«t apo personat me nevoja tĂ« veçanta nuk kanĂ« mundĂ«si tĂ« kujdesen pĂ«r vetveten;

2.3. Në rast të kërkimit të ndihmës nga institucionet përkatëse, siç është rasti me viktimat e dhunës familjare;

2.4. Në rast të vdekjes së anëtarit të familjes;

2.5. Në rast të paraqitjes së nevojave për dalje jashtë shtëpisë/banesës për nevojat fiziologjike të kafshëve, por jo më larg se 500 metra nga banesa/shtëpia (por, nuk lejohet shfrytëzimi i këtyre rasteve për të kryer ndonjë punë tjetër ose për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të përcaktuar).

3. Obligohen tĂ« gjithĂ« banorĂ«t e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s t’i bartin maskat nĂ« fytyrĂ« nĂ« tĂ« gjitha veprimtaritĂ« jashtĂ« shtĂ«pive/banesave tĂ« tyre dhe tĂ« mbajnĂ« distancĂ« fizike prej 2 metrash nĂ« mjedise tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta jashtĂ« shtĂ«pive/banesave tĂ« tyre, si dhe obligohen institucionet punĂ«dhĂ«nĂ«se tĂ« krijojnĂ« kushte qĂ« nĂ« mjedise pune kjo distancĂ« tĂ« aplikohet.

4. Obligohen të gjithë institucionet publike dhe private të mbajnë dezinfektantët për duar dhe maskat për fytyrë në vende të qasshme në hyrje të objektit, të cilat mund të shfrytëzohen nga punëtoret e institucioneve dhe nga vizitorët.

5. Obligohen të gjitha institucionet publike dhe private të vendosin rregulla me shenja të dukshme në çdo hyrje të objektit (duke përfshirë këtu ndalimin e hyrjes pa maska, obligimin për ta respektuar distancën etj.) në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19.

6. Ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 5 personash në sheshe publike, në parqe etj.

7. Ndalohen të gjitha tubimet publike, duke i përfshirë ahengjet familjare private.

8. Ndalohen veprimtaritë rekreative, kulturore dhe sportive në mjedise të mbyllura dhe të hapura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë shkollat e futbollit dhe sportet e tjera, trajnimet e të gjitha lëmive etj.

9. Lejohen vetëm fitneset, pishinat e mbyllura dhe sportet individuale, në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19.

10. Të gjitha subjektet që ofrojnë transport publik (autobusë, kombi, taksi) të punojnë me përgjysmim të kapaciteteve të tyre sa i përket numrit të udhëtarëve që bartin për të lejuar hapësirën e nevojshme për çdo udhëtar.

11. Institucionet publike dhe private në Republikën e Kosovës obligohen të menaxhojnë paraqitjen e stafit në punë në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19 (institucionet përkatëse do të sqarojnë me qarkore të veçanta se çfarë paraqet staf të domosdoshëm për to), duke përfshirë rregullat e veçanta që vlejnë për stafin në institucionet publike dhe private me interes vital.

12. Institucioneve shĂ«ndetĂ«sore publike dhe private u rekomandohet t’i reduktojnĂ« shĂ«rbimet shĂ«ndetĂ«sore joesenciale.

13. KĂ«rkohet nga tĂ« gjitha komunat t’i riaktivizojnĂ« plotĂ«sisht shtabet e tyre lokale.

14. Ndalohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve dhe kafshëve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

15. Ndalohet therja e kafshëve në çfarëdo mjedisi të hapur apo të mbyllur, përveç në mjediset e autorizuara për therjen e kafshëve.

16. Ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

17. Ushtrimi i veprimtarisë së çerdheve publike dhe private në tërë territorin e Republikës së Kosovës lejohet pas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga autoritetet komunale, në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19.

18. Të gjitha subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafiteritë, klubet e natës etj.);

18.1. U ndalohet funksionimi nga ora 22:30 deri në 05:00 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës;

18.2. Jashtë këtij orari mund të punojnë vetëm në hapësira të hapura duke respektuar largësinë prej 2 metrash ndërmjet tavolinave, si dhe shërbimet take-away (merre me vete), gjithnjë në përputhje me udhëzimet e përcaktuara në Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19.

19. Qytetarët e moshuar (mbi moshën 65 vjeç) dhe qytetarët me sëmundje kronike (diabet, hipertension arterial dhe sëmundje zemre, sëmundje kronike të mushkërive, pacientët me sëmundje të veshkave, pacientët me imunitet të suprimuar, pacientet onkologjik etj.) mund të dalin jashtë në mjedise publike vetëm në orët e hershme të mëngjesit (prej orës 05:00-10:00) dhe orët e mbrëmjes (prej orës 18:00-21:00).

20. Obligohen operatorët e shërbimeve komunale, financiare, elektronike dhe postare të ofrojnë shërbime me staf minimal, sipas masave në fuqi për emergjencën në shëndetin publik.

21. Obligohet Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës që në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit, deri më 15 gusht 2020, të hartojnë Udhëzuesin për mënyrën e organizimit të mësimit në vitin e ri shkollor-akademik 2020-2021.

22. Obligohen tĂ« gjithĂ« banorĂ«t e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s t’i zbatojnĂ« masat parandaluese dhe rekomandimet e Institutit KombĂ«tar tĂ« ShĂ«ndetit Publik dhe MinistrisĂ« sĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ«.

23. Obligohen organet kompetente të ushtrojnë kontroll rigoroz, me qëllim të zbatimit të masave (inspektoratet përkatëse dhe organet rendit).

24. Obligohen institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij Vendimi.

25. Udhëzohen të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës që, në bazë të kompetencave ligjore të vetëqeverisjes lokale, ta reduktojnë qarkullimin e automjeteve, me qëllim të shmangies së grumbullimit të tepërt të njerëzve.

26. Vendimi Nr.01/11, i datës 08.07.2020, vazhdon të zbatohet deri në një vendim tjetër.

27. Ky vendim do të rivlerësohet varësisht nga situata epidemiologjike në vend, në konsultim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, ekspertët dhe ministritë e tjera të linjës, për ta vlerësuar efikasitetin dhe domosdoshmërinë e masave të përcaktuara, si dhe për të vendosur për vazhdimin ose jo të masave përkatëse.

28. Shfuqizohen Vendimet e Qeverisë si në vijim:

28.1. Pika 2. e Vendimit Nr. 01/04 të datës. 07.06.2020;

28.1. Pika e 5, pika 6, pika 7, pika 8, pika e 9 dhe pika 10 e Vendimit Nr. 01/10 të datës 05.07.2020;

28.3. Vendimi Nr.01/13 i datës 13.07.2020;

28.4. Vendimi Nr.02/13 i datës 13.07.2020;

28.5. Vendimi Nr.04/13 i datës 13.07.2020.

29. Obligohet Ministria e Shëndetësisë që çdo javë të raportojë për zbatimin e këtyre masave.

30. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit, me përjashtim të pikës së 8. të këtij vendimi, e cila hyn në fuqi më 30 korrik 2020.