Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që ta kryejë borxhin ndaj kompanisë “Loti”, e cila është kontraktuar për ta bërë transportin e viktimave nga COVID-19.
Ky vendim është marrë pas një takimi që kjo kompani ka pasur në ministrinë e Shëndetësisë.
“Pagesa ende nuk është kryer. Por sot kemi pasur takim në ministrinë e Shëndetësisë, ku është marrë vendim që faturat të dërgohen në thesar, dhe pagesa të kryhe brenda 2 ose 3 ditëve”, ka thënë Kameri.
Kameri dje ka deklaruar se nëse pagesa nuk bëhet deri sot në orën 13:00 do t’i ndërpresin të gjitha shërbimet për shkak të mospagesës. Madje ai ka thënë se është dashur të hyjnë në borxhe për t’i kryer këto shërbime.
Kompania “Loti” ka qenë e kontraktuar që nga fillimi i pandemisë dhe ka intervenuar për rreth 300 raste.