Qeveria “Kurti 3” dështoi – Kosova drejt zgjedhjeve të reja!

Seanca e sotme e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës, e paraparë për në orën 10:00 të mëngjesit, filloi me 68 minuta vonesë

Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, mbërriti në sallë pas më shumë se një ore vonesë, ku pritej të propozohej përbërja e kabinetit qeveritar.

Në fjalën e tij para deputetëve, Kurti u bëri thirrje që të votojnë në interes të popullit dhe të mbështesin formimin e Qeverisë.

Megjithatë, pas paraqitjes së listës së ministrave, Qeveria “Kurti 3” mori vetëm 56 vota për, duke dështuar kështu të sigurojë shumicën e nevojshme për miratim.

Ky rezultat ishte i pritshëm, pasi Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kishin deklaruar më herët qëndrimin e tyre kundër bashkëpunimit apo koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Të njëjtat qëndrime mbetën të palëkundura edhe sot.

Pas dështimit të formimit të Qeverisë, tanimë pritet që presidentja Vjosa Osmani t’i thërrasë partitë politike për takime konsultative brenda afatit kushtetues dhe ligjor.

Në rrethanat aktuale, pas tetë muajsh bllokadë politike, mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare duket e pashmangshme.

Dështoi Qeveria e re e Kurtit (VIDEO)

The post Qeveria “Kurti 3” dështoi – Kosova drejt zgjedhjeve të reja! appeared first on Klan Kosova.