Qeveria Haradinaj i përgjigjet Mogherinit: Taksa do hiqej në mesditën e së shtunës, nëse Serbia do ta njihte Kosovën në mëngjes!
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, zhvilloi sot bisedë telefonike me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, të cilit i kërkoi që pa humbur kohë të revokohen tarifat ndaj mallrave serbe.
Në lidhje me këtë kërkesë të ripërsëritur të shefes për Politikë të Jashtme të Bashkimit Europian, në një përgjigjie të dhënë për klankosova.tv nga Qeveria e Kosovës, bëhet e ditur që Kryeministri Ramush Haradinaj nuk ka lëvizur nga qëndrimet e tij rreth moslargimit të taksës.
Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, në një prononcim të tij ka thënë se po që se Serbia do ta njihte shtetësinë e Kosovës në mëngjes, tarifa 100% do të hiqej në mesditën e së shtunës.
”Taksa do të hiqej që nesër në mesditë po që se Serbia do ta njihte Kosovën në mëngjes!”, është shprehur Matoshi për klankosova.tv.