Qëndresa Kukaj-Prelvukaj është emëruar kryesuese e Bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” SHA – Pejë.
Emërimin e saj dhe tre anëtarëve të tjerë të Bordit e ka miratuar Qeveria e Kosovës në një mbledhje të premten.
Tre anëtarët e zgjedhur në Bordin Drejtues të Ujësjellësit “Hidrodrini” SHA janë: Naim Neziri, Mjellma Vokshi dhe Ismet Feka.
Anëtarët e emëruar kanë mandat 3-vjeçar. /Paparaci.com










