26 tetori, është data e fundit për formimin e Qeverisë.
Mandatari Albin Kurti, e ka pranuar se nuk i ka numrat për ta bërë një gjë të tillë.
Lidhur me këtë u diskutua sot edhe në emisionin e mëngjesit në Klan Kosova.
Nga panelistët, Asdren Bytyqi, Azdren Shala e Labinot Balaj, u shfaq skepticizëm se qeveria mund të formohet deri të dielen.
Balaj, vuri në pah se Kurti kishte shpresuar në ‘piketimin’ e deputetëve në mënyrë individuale.
“Me gjasë ka llogaritur në piketim ose “kontrabandim” të ndonjë deputeti ose ka shpresuar në ndonjë koalicion”, deklaroi Balaj në Klan Kosova.
Ai theksoi se koalicioni mes VV-së dhe LDK-së në Vushtrri mund të jetë bërë si sinjal i afrimit mes dy partive.
Por, sipas tij, gjasat më të mëdha sërish janë zgjedhjet e jashtëzakonshme.