Qeveria deklarohet pas ultimatumit të SHBA-së për taksën
Pas ultimatumit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tërheqje të taksës ose në të kundërtën do të merren masa ndaj Kosovës, Qeveria e vendit është deklaruar lidhur me këtë rast, shkruan Gazeta Blic.
Në një prononcim të shkurtër për Gazetën Blic, zëdhënësja për Informim në Qeverinë e Kosovës, Donjeta Gashi ka thënë se deri më tani nuk kanë marrë asgjë zyrtarisht nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve dhe Departamenti i Shtetit Amerikan.
“Nuk kemi marrë ndonjë kërkesë të tillë zyrtarisht“, ka thënë shkurt ajo.