Edhe në SHBA ka hapur debat sjellja e Marcus Thuram gjatë “Derby d’Italia”, të humbur nga Interi ndaj Juventusit. Sulmuesi, pasi shënoi golin e përkohshëm 2-3, nuk festoi, ndërsa më pas u pa duke buzëqeshur me të vëllanë Khephren gjatë rishikimit me VAR, që çoi në golin vendimtar 4-3 të Adzic.
Në studion e “CBS Sport Golazo” u komentua: “Të qeshte në atë moment nuk ishte e përshtatshme. Interi vinte nga 2 humbje në 3 ndeshjet e fundit dhe i duhej patjetër një rezultat tjetër. E kuptoj reagimin e tifozëve; gjëra të tilla mund të bëhen më vonë, në dhomat e zhveshjes ose në familje, jo në fushë, pak sekonda larg një humbjeje të rëndë.
Është e kuptueshme që trajneri, stafi dhe veçanërisht tifozët që udhëtuan deri në Torino nuk e kanë pritur mirë. Lojtarët duhet të transmetojnë seriozitet në momentet vendimtare. Nuk ndalohet buzëqeshja, por duhet zgjedhur konteksti i duhur. Në atë rast nuk ishte momenti, ndaj reagimi i tifozëve është plotësisht i justifikuar”.
The post Qeshi te goli i 4-3 për Juventusin, edhe amerikanët irritohen me Thuram: Normale, tifozët e Interit nuk e kanë pritur mirë appeared first on Telesport.