Qesharake: Për zëdhënësin e VV-së, si shkollat si restorantet janë të njëjta për të votuar në zgjedhje

Çështja e votimit të diasporës është kthyer në temë diskutimi.

Një postim qesharak e ka bërë zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka.

Për Manxhukën, si restorantet si shkollat janë njëjtë për të votuar në zgjedhje.

Postimi:

Në thelb, secili subjekt dhe secili institucion do të duhej të angazhohej që sa më shumë qytetarë ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Si është e mundur që në këtë rast, angazhimi të jetë në drejtim të kundërt, që një kategori e tërë shoqërore, siç është mërgata, ta ushtrojë sa më pak këtë të drejtë themelore? Pse dikush të jetë kundër hapësirave shtesë për votim në mërgatë? Cila është e keqja këtu?

Në anën tjetër, as shkolla dhe as klasa e shkollës në Kosovë nuk janë ndërtuar për proces zgjedhor, por ato përshtaten në përputhje me rregullat dhe protokollet zgjedhore. Në mënyrë të ngjashme, do të mund të përshtateshin edhe hapësirat shtesë në mërgatë.

Por LDK-së, mesa duket, i kanë penguar këto hapësira shtesë në mërgatë. Në fakt, këtu duken qartë dy arsye: pengesë është vetë mërgata, ndërsa përmes hapësirave shtesë për votim fizik zvogëlohet mundësia e fenomenit të njohur, ai i “zarfeve të famshme të LDK-së”.