Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, sot ka dalë nga zyra e kryetarit të komunës.
Ai ka dal për të parë pastrimin e rrugës në fshatin Selac, ku ishin shembur disa gur.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar disa fotografi ku shihet me kaci në dorë, duke iu ndihmuar punëtoreve në pastrimin e rrugës.
Ai ka bërë me dije se do të angazhohet edhe në terren si vullnetar, ndonëse veshur mbante kostum dhe mbathur kepucë të lustruara.
“Puna ime si Kryetar nuk do të jetë vetëm në zyrë, por do të angazhohem edhe në terren si vullnetar. ⚠️Isha në Selac për të parë nga afër pastrimin nga shembja e gurëve që bllokuan rrugën kryesore të fshatit. 🚨Qytetarët e Mitrovicës do të kenë shërbime cilësore dhe intervenim të menjëhershëm sa herë që ata kanë nevojë për çdo situatë emergjente. Mitrovica na bashkon në punë të mira për të”, ka shkruar Peci.














