Qesharake | Dugolli i VV-së mundohet të arsyetoi djersitjen e Mujës në konferencë: Ka probleme se është duhanpirës

Ish-deputeti i VV-së, Enver Dugolli, ka bërë një deklaratë qesharake.

Derisa është munduar t`i arsyetoi djerstë e ish-deputetit të VV-së, Armend Muja në një konferencë për media, ai ka bërë një deklaratën që të shkrinë.

Në emisionin “Frontal” në T7, Dugolli ka treguar se pse është djersitur kolegu i tij.

Sipas tij, Muja është djersitur për shkak të duhanpirjës.

Shumë shpesh ka probleme ngase është edhe duhanpirës i madh dhe e ka atë problem të djersitjes dhe një far lloj…”, ka thënë Dugolli.

Ai ka mohuar se djersitja e Mujës kishte ardhur nga pyetjet e gazetarëve dhe përpjekja për të mbuluar skandalin e blerjes së energjisë elektrike për të cilën ishte dalë në konferencë për media.

Jo, jo. Nuk ka, sepse ai prezantoi mjaftueshëm argumente që e dëshmojnë të kundërtën”, ka thënë Dugolli.