Qepët parandalojnë sulmet e zemrës dhe ulin shtypjen e gjakut

Qepët besohet ta kenë origjinën në Azinë qendrore, në Iranin dhe Pakistanin modern, dhe kanë qenë prej perimeve që është kultivuar shumë herët.

Ato janë rritur në kopshtet kineze para 5,000 viteve, ndërkaq vite më vonë fillojnë të njihen edhe si ilaç natyral për shumë sëmundje, duke përfshirë për sëmundjet e syve, nyejve dhe sistemin e tretjes, transmeton Telegrafi.

Në Egjipt, qepët janë mbjellë deri në 3,500 vite para Lindjes së Krishtit, kur edhe janë admiruar si simbole i përjetësisë. Madje ka shumë piktura të qepëve në muret e brendshme të piramidave.

Qepët përmenden edhe në Bibël, ndërkaq grekët i kanë përdorur për t’i përgatitur atletët për lojëra të ndryshme.

Në periudhën e Epokës së Mesjetës, qepët kanë qenë mes tri perimeve kryesore të kuzhinës evropiane, bashkë me fasulet dhe lakrën, ndërkaq së bashku janë përdorur për t’i trajtuar dhimbjet e kokës, rënien e flokëve dhe kafshimet nga gjarpri.

Qepët janë perime shumë të shëndetshme dhe të pasura me shumë antioksidantë, vitamina, minerale dhe amino acide.

Pasi që qepët e kuqe janë të mbushura me shumë antocianine, ato i parandalojnë një numër të madh të sëmundjeve. Por, ato përmbajnë edhe quercetin, i cili ka veti të fuqishme antimikrobiale dhe e ulë shtypjen e gjakut.

Sidoqoftë, ndër tjerash, këto janë disa prej përfitimeve shëndetësore të qepëve:

– Konsumimi ditor i qepëve i zvogëlon reagimet pezmatuese në trup dhe i parandalon sëmundjet kronike sikur ato të zemrës

– Qepët i rregullojnë nivelet e glukozës në gjak

– I zvogëlojnë rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare dhe shtypjen e gjakut

– Konsumimi i çajit të lëvores së qepës është dëshmuar se ndihmon në humbje të peshës

– Qepët kanë veti antimikrobiale të cilat i shkatërrojnë bakteret dhe mikrobet

– Qepët e përmirësojnë qarkullimin e gjakut

– I ulin nivelet e kolesterolit në gjak

– I parandalojnë problemet e prostatës dhe e ulin rrezikun e kancerit , etj.