Qeni sulmon pesë burra në Podujevë, ata e vrasin – viktimat kërkojnë trajtim mjekësor

Policia e Kosovës ka dërguar raportin 24-orësh.

Në këtë raport evidentohet një rast i sulmit të një qeni endacak ndaj pesë burrave.

Pas këtij sulmi nga qeni, ata kanë kërkuar trajtim mjekësor.

“Fsh. Sfeçël, Podujevë 05.01.2024 – 20:00. Pesë meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar nga një qen endacak. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Sipas të lënduarve, pasi janë sulmuar ata e kanë mbytur qenin. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi i veterinarisë. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti.” – shkroi ai.