Qëndrimi i prerë i PDK-së: As nëse e marrim kryeministrin, nuk shkojmë me VV

Bernard Nikaj nga Partia Demokratike e Kosovës tha se PDK nuk shkon në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, as nëse e marrin postin e kryeministrit.

Nikaj tha se PDK preferon themelimin e qeverisë me partitë opozitare.

“Për PDK-në ne nuk parashohim një bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje dhe qeverisje me ta. Ma përpara rrijmë në opozitë, e preferojnë një qeveri të themeluar nga partitë që janë në opozitë”, tha Nikaj në Pressing.

“Nuk jemi të interesuar për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, as me kryeministër”, tha Nikaj.

“Nuk hyjmë me LVV-në, do të përpiqemi ta themelojmë qeverinë e opozitës nëse na vjen rendi kushtetues me themelu qeverinë e opozitës”, u shpreh Nikaj.