Vehbi Miftari, Shef i Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë në Vatikan, i ka reaguar publikisht kryeministrit në detyrë, Albin Kurti pas pjesëmarrjes së këtij të fundit në një koncert të Korit të Operës së Kosovës në Bazilikën Santa Maria in Aracoeli.
Në reagimin e tij, Miftari e ka pyetur Kurtin se kush është marrë me organizimin e vizitës së tij, nëse jo Misioni i Kosovës në Vatikan.
“Kryeministër! Ishit në Vatikan? Po Misioni i Kosovës në Vatikan, a ishte aty, ashtu siç e kërkon praktika diplomatike dhe sjellja shtetërore? A e kishit vënë në dijeni? Kush u mor me organizimin, nëse jo misioni juaj në shtetin e Vatikanit?”, ka shkruar Miftari.
Ndërkohë, kryeministri në detyrë Albin Kurti të dielën njoftoi në Facebook se ka marrë pjesë në këtë event dhe se ka mbajtur edhe një fjalim. /Reporteri











