Qendra e votimit në “Fakultetin Teknik”, Kurtaj: Gjithçka po shkon mirë deri në këto momente (VIDEO)

Qendra e votimit në “Fakultetin Teknik” në Prishtinë është hapur me kohë.

Gazetarja e Klan Kosovës, Gresa Nitaj ka thënë se deri tani në këtë qendër të votimit numri i qytetarëve që po e ushtrojnë të drejtën e tyre të votës është i vogël, raporton klankosova.tv.

“Që nga hapja është vërejtur një numër jo i madh i votuesve që kanë ardhur për të votuar këtu”.

Menaxheri i qendrës Valon Kurtaj tha se në këtë qendër gjithçka po shkon në rregull.

“Qendra është hapur me kohë, do thotë në ora 07:00, gjithë materiali ka ardhur me kohë dhe gjithçka po shkon mirë deri në këto momente. I gjithë procesi po shkon mirë kemi gjithsej 5 vendvotime në këtë qendër dhe deri tani nuk kemi probleme”, tha ai.