Kjo supozohet të jetë Qendra e parë nacionale për trajnim në fushën e kërkim shpëtimit.
Ajo gjendet në thellësi të Zubin Potokut, në afërsi të Liqenit të Ujmanit.
Dy ditë para zgjedhjeve, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveça së bashku me vartës të tij shkuan aty për ta përuruar objektin por situata në terren tani është ndryshe.
Aty nuk po trajnohet askush ndonëse janë bërë pothuajse dy muaj nga përurimi i saj.
Objekti që ka kushtuar mbi rreth 990 mijë euro për t’u sanuar nga gjendja që ishte më parë tash veç po ruhet nga Njësi të Policisë së Kosovës e nga KFOR-i.
Ditën e përurimit, më 7 shkurt, ishin dhënë edhe çelësat për shfrytëzim edhe të dy kamionëve që ndihmojnë për shuarje zjarri.
Ministria as për to nuk ka treguar nëse janë duke u përdorur.
“Ndonëse Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla kishte thënë se për këtë Agjenci ishin ndarë dy kamionë për zjarrfikës, ata nuk i ka parë televizioni në afërsi të këtij objekti”.
Ndërkohë, nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të cilët pritët ta shfrytëzojnë këtë objekt thanë se janë edhe disa procedura që duhet kryer për të nisur së funksionuari.
“Qendra për trajnime në veri ka filluar me pajisje përcjellëse-invertar. Ndërsa, funksionalizimi i plotë pritët të filloj jetësimin pasi të aprovohet dhe nënshkruhet rregullorja e punuar nga Agjencia për këtë kapacitet të kërkim-shpëtimit” – Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave.
Në një përgjigje tjetër dërguar brenda ditës, e njëjta agjenci pretendon se Qendra, megjithatë funksionon në kapacitete bazike, por që për kapacitete të avancuara trajnimi, është i nevojshëm aprovimi i rregullores.
“Qendra me përdorim bazik aktualisht është në funksion per kapacitetet aktuale, deri sa per kapacitete te avancuara trajnimi pritet te fuqizohet pas aprovimit të rregullores!” – Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave.
Para se të rinovohej ky objekt ishte tërësisht jofunksional dhe i papërdorshëm/Dukagjini.