Dy arsye madhore, thotë Dardan Molliqaj i PSD-së, ekzistojnë pse Albin Kurtit të Vetëvendosjes i duhet ende Vjosa Osmani, “ose edhe çfarëdo figure si ajo”, për ta zgjedhur president.
Dekretimin e një Kryeprokurori “sipas qefit të tij, që ta marr organin e akuzës në dorë” dhe zgjedhja e dy gjyqtarëve kushtetues “që i binden 100% Albin Kurtit”.
Në këtë trajtë, tha ai, Vjosa Osmani ka pasur rol madhor “në mos dekretimin e Kryeprokurorit Blerim Isufaj”.
Në “Blic Interview” te Astrit Gashi, Molliqaj tha se opozita “bën gabim, fatal, nëse” i bën kuorumin Albin Kurtit për zgjedhje të presidentit siç e do vet.
“Gabimi më fatal i ardhshëm do të jetë, nëse ia boëjnë kuorumin për zgjedhjen e presidentit. Për dy arsye madhore. Çfarëdo figure qoftë ajo. Sepse do t’i shërbejë Albin Kurtit për dy çështje që jan të rëndësisë jetike për me shtri kontrollin. Gjykata Kushteutese i ka 2 gjyqtarë të cilët nominalisht duhet Presidentja me i certifiku. Njëjtë e rëndësishme me këtë është Kryeprokurori. Vjosa Osmani shërbimin më të madh, jo data e zgjedhjeve, po shërbimi më i madh është Kryeprokurori që ka mandat 7 vjeçar, nuk është zgjedh sepse Vjosa Osmani ka vendos me refuzu njëanshëm. Dhe Albin Kurti ka dalë në kuvend dhe ka thanë ky perosn nuk ka me u bë kryeprokuror. Roli i Presidentit të ardhshëm është dy pika, me ia zgjedh kryeprokurorin sipas qefit të Albinit që Albini me e marrë organin e akuzës në dorë dhe e dyta ja me i çu do gjyqtarë kushtetues që e ngojnë 100% Albin Kurtin, ja me e ba jofunksionale Gjykatën Kushtetuese”, tha Molliqaj.










