Qasja e dyfishtë e Kurtit: Në publik thotë se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje, në takim me presidenten kërkoi afat shtesë

Në takimin e djeshëm të presidentes Vjosa Osmani me liderët politik vetëm Albin Kurti nuk ka kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të reja nga shefja e shtetit. Ndonëse në paraqitjet e fundit publike e ka pasur gojën plotë zgjedhje duke thënë se ato janë zgjidhje e vetme për daljen nga kriza, ai ndryshe ka vepruar në takim me presidenten.

E para e vendit dhe liderët e partive tjera politike kanë treguar se Kurti nuk ka kërkuar shpalljen e zgjedhjeve, por ka kërkuar disa ditë shtesë për të provuar formimin e qeverisë me një mandatar tjetër.

Pas takimit me liderët, presidentja Osmani ka thënë se do ta respektoi kërkesën e të parit të VV-së.

Po e them në rast së nuk ka mandat të dytë, për shkak se kryetari i VV ka kërkuar që të me takoi edhe një herë para se të skadoi afati 10 ditore, që është për caktim të mandairt të dytë dhe pas konsultimeve që i ka brenda partisë politike që e përfaqëson do të vije me propozim apo jo është çështje e tyre. Mirëpo ne kemi detyrim kushtetues që t respektojmë ato afate”, ka thënë Osmani.

Megjithatë, ajo e ka pranuar as askush prej liderëve nuk e ka garantuar shumicën.

Unë ju kam kërkuar shumicë, ajo duhet të kërkohet sipas Kushtetueses. Mirëpo sot nuk ishte askush u gatshëm që të garantoj shumicën, megjithatë jemi ende brenda afatit kushtetuese për të pritur një gjë të tillë deri me datën 5 nëntor. Më 5 nëntor pastaj e dimë më qarët se a do të kemi mandat të dytë apo jo”, ka thënë Osmani.

Edhe liderët e partive opozitare janë habitur me kërkesen e kryetarit të VV-së.

Por, krejt ndryshe Kurti po sillet kur flet para mediave. Pas dështimit të tij që të bëhet kryeministër të dielën, duke i marrë vetëm 56 vota në Kuvend, ai është shprehur i gatshëm për zgjedhje të reja.

Madje, në konferencë për mediave, një ditë pasi dështoi në Kuvend, ai ka tha se nuk ka alternativë tjetër.

Para çdo marrëveshje që shtrembëron vullnetin e qytetarëve në zgjedhje, ne zgjedhim zgjedhjet. Kjo është arsyeja pse vendi nuk ka rrugë apo mënyrë tjetër përveçse zgjedhjeve të reja. Nuk ka qenë preferenca jonë”, ka thënë Kurti.

Më pas, ai deklaroi se Kosova po shkon drejt dy palë zgjedhjeve të reja.

Keq se do të kemi pos balotazhit edhe dy herë zgjedhje – në dimër dhe në pranverë. Kur nuk u bën 61 deputetë për qeveri të re, vështirë e imagjinueshme që mund të bëjmë kollaj 80 vota për deputetë në pranverë për zgjedhjen e presidentit apo presidentes. I kemi vetëm 4 muaj deri te zgjedhja e presidentit apo presidentes”, ka thënë Kurti.