Arben Gashi nga LDK ka reaguar pas lajmeve të rreme kinse ai ka deklaruar se ka mbetur jashtë kuvendit për shkak se iu vodhën votat brenda LDK’së.
Ai ka thënë se nuk ka bërë asnjë deklarim të tillë dhe se pret që procesi të përmbyllet për të pasur një rezultat final.
“Të nderuar miq, Këto ditë, ashtu si edhe më herët, po qarkullojnë lajme të rreme me deklarata të paqena në emrin tim. Dua të bëj të qartë për secilin prej jush, për opinionin publik dhe për mediat se nuk kam bërë asnjë deklarim lidhur me procesin zgjedhor apo me rezultatin, pasi presim që procesi të përmbyllet dhe të kemi rezultatin final zyrtar. Lajme të tilla janë dashakeqe dhe përbëjnë sulm të drejtpërdrejtë jo vetëm ndaj personit tim, por edhe ndaj parimeve demokratike në vend. Ju falënderoj sinqerisht për interesimin dhe përkrahjen e madhe, para, gjatë dhe pas fushatës. Për çdo zhvillim do t’ju informoj me kohë dhe në mënyrë zyrtare.”










