Qarabag fiton edhe ndeshjen e kthimit ndaj Shkëndijës, madje bindshëm, duke i dhënë fund këtu rrugëtimit të kuqezinjve të Tetovës në Champions League, por që mbeten ende në lojë për Kupat e Europës.
Qarabag kishte fitar ndeshjen e parë 0-1, ndërsa sot në fushën e saj fitoi pastër 5-1, duke kaluar në raundin e play-off, aty ku do të përballen me fituesin e çiftit Ferencvaros-Ludogorets.
Kuqezinjtë e Tetovës e nisën shumë mirë takimin e sotëm, duke gjetur golin që në minutën e 10-të, një asist fantastik i Ibrahimit, konkretizohet në mënyrë perfekte nga Tamba.
Por, vendasit reaguan shumë shpejt duke përmbysur shifrat, fillimisht me dy gola për 2 minuta. Së pari autogol i pafat nga Klinsman Cake dhe më pas goli i Kady Borges pas 120 sekondash. Akhundzade në minutën e 33-të shënoi të tretin, në minutën e 35-të ishte Jankovic që shënoi golin e katërt nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e parë mbyllet 4-1 për vendasit.
Pjesa e dytë nuk solli ndonjë ndryshim të madh, Qarabag shënoi edhe golin e pestë, duke vulosur fitoren e thellë 5-1. Tani Shkëndija do të përballet në play-off për grupet e Europa League me humbësin e çiftit Ferencvaros-Ludogorets. Në rast eliminimi edhe aty, pjesëmarrja në grupet e Conference League është e sigurt.
The post Qarabag shumë i fortë për Shkëndijën, tani sytë janë nga Europa League appeared first on Telesport.