Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka folur rreth mosfunksionimit të Kuvendit, tash një muaj e gjysmë.
Ai në një konferencë për media, theksoi se problemi nuk qëndron vetëm te numrat për formimin e tij, por te skandalet e bëra nga Lëvizja Vetëvendosje, transmeton Klankosova.tv.
“Ne po themi se i kanë numrat për themelimin e Kuvendit, por mendoj që është një çështje tjetër. Po të funksiononte Kuvendi, në foltoren e Kuvendit do diskutohej për skandalet, për mafien energjetike, për mbetjet shtazore, dhe për të gjitha skandalet që jemi duke i përjetuar si shtet”, u shpreh Qalaj.