Paneli Zgjedhor Për Ankesa dhe Parashtresa, ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë institucion, si të pasafatshme. Në arsyetim thuhet se ankesa nuk është valide. Ndryshe, VV u ankua për këtë Komunë, anipse s’kishte kandidatë të vetin. Aty fitues mbetet kadidati i PDK-së, Mehmet Ballzai.


VV-ja ia huq keq ankesës në PZAP, priste balotazh në Han të Elezit ani pse në garë ishin vetëm dy kandidatë
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një huqje të madhe në ankesën e saj dërguar në PZAP, ku konteston fitoren e kandidati të PDK-së për kryetar të Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi.
Ndonëse më 12 tetor në garë për kryetar të kësaj komune ishin vetëm dy kandidatë, Mehmet Ballazhi i PDK-së dhe Rufksi Suma kandidat i pavarur, Lëvizja Vetëvendosje kishte pritur që të ketë raund të dytë të votimit në këtë garë.
Ligji për Zgjedhjet tregon qartë se raundi i dytë i votimit mbahet vetëm nëse askush prej kandidatëve në garë nuk i merr mbi 50 për qind të votave. Balotazhi zhvillohet në mes dy kandidatëve që fitojnë më së shumti vota në raundin e parë.
Zyra ligjore të partisë që qeverisë me Kosovën që nga viti 2020 duket se nuk janë njohës të mirë të ligje në fuqi.
Kjo sepse në garën për kryetar të Hanit të Elezit ishin vetëm dy kandidatë. Prandaj, ishte e qartë se kryetari i ri i komunës do të zgjidhej qysh në raundin e parë.
Në ankesën dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashresa me të cilën konteston fitoren e PDK-së dhe kërkon rivotim, VV-ja pretendon se votimi me asistencë në ditën e zgjedhjeve ka ndikuar në fitoren e kandidatit të PDK-së.
Rrjedhimisht, sipas VV-së, kjo e ka bërë të pamundur balotazhin.
“Ka ndikuar drejtpërdrejt në përjashtimin e kandidatit tjetër nga gara demokratike, duke arritur rezultat që siguron fitoren pa balotazh – pra duke përjashtuar raundin e dytë të votimit”, thuhet në ankesën e VV-së në PZAP, të cilën e ka siguruar gazeta Nacionale.
Në një garë zgjedhore me dy kandidatë, fitorja përcaktohet menjëherë pas raundit të parë, gjë që e bën kërkesën e Vetëvendosjes për “balotazh të munguar” të paktën të çuditshme.
Ky nuk është rasti i parë kur Vetëvendosje përballet me probleme në interpretimin e ligjit.
Gjatë kohës sa ishte në qeveri, ajo është akuzuar shpesh për mungesë profesionalizmi në hartimin e ligjeve, prej të cilave disa janë rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese për shkelje të normave bazike juridike.
Ndonëse nuk ishte pjesë e zgjedhjeve për kryetar të kësaj komune, partia e Albin Kurtit është ankuar për të dytën herë me radhë, për temën e njëjtë, në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Derisa ankesa e parë, e dorëzuar 3 ditë pas ditës së zgjedhjeve, është refuzuar nga PZAP-i si e pasafatshme, ankesa e dytë është në shqyrtim e sipër.
Me anë të ankesës së fundit në PZAP, VV-ja ka sfiduar fitoren në raundin e parë të kandidatit të PDK-së, Mehmet Ballazhit, i cili e mundur për herë të dytë kandidatin e pavarur, Rufki Suma.
Sipas këtyre rezultateve, Ballazhi ka fituar me 2,725 vota (51.26%) kundrejt Sumës me 2,591 vota (48.74%).










