PZAP refuzon ankesat e LVV-së për anulim të rezultatit dhe rivotim me postë, thotë Cakolli

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka refuzuar si të pasafatshme ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje për anulimin e rezultateve të votimin me postë dhe përsëritjen e votimit, tha Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim.

“PZAP-ja i ka refuzuar si të pasafatshme ankesat e LVV-së lidhur me anulimin e rezultateve të votimit me postë dhe përsëritjen e këtij procesi”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Cakolli shkroi se PZAP e ka pranuar ankesën e LVV-së lidhur me rinumërimin e 1,631 votave të shpallura si të pavlefshme nga votimi nga jashtë vendit.

“Ndërsa, është aprovuar ankesa e LVV-së lidhur me rinumërimin e 1,631 votave të shpallura si të pavlefshme në kuadër të votave jashtë vendit – sipas propozimit paraprak të Sekretariatit”.