Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa konfirmoi pranimin e ankesës së PDK-së e cila ka kërkuar që të shpallen të pavlefshme votat me postë të cilat janë pranuar pas datës 29 dhjetor 2025.
“Ju njoftojmë se PZAP-i ka pranuar ankesën nga subjekti PDK, dhe se PZAP do të vendosë brenda afateve ligjore të parapara, si dhe i njëjti do të publikohet në web faqen zyrtare të PZAP-it.”, tha PZAP-ja për RTV21.
PDK -ja e cila doli e dyta në zgjedhjet e 28 dhjetorit parashtroi ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të enjten.










