PZAP e quan Albin Kurtin “deputet të Kuvendit” në gjobën ndaj VV-së, 2 mijë e 500 euro për shkelje të heshtjes zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka dënuar Vetëvendosjen me 2 mijë e 500 euro gjobë për një tubim zgjedhor në ditën e zgjedhjeve në Mitrovicë, kësisoji duke shkelur heshtjen zgjedhore.

Çka del të jetë interesant është se në referim të pranisë së Albin Kurtit të Vetëvendosjes në atë tubim, ai quhet “Kryetar i Vetëvendosjes dhe deputet në Kuvendin e Kosovës”.