Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresaka dënuar me 6 mijë euro gjobë partinë Vetëvendosje.
Kjo pas ankesës së Lidhjes Demokratike të Kosovës se zyrtarë të Vetëvendosjes po përdorin zyre shtetërore për fushatë politike, rasti i Arbërie Nagavci, Hysen Durmishi urën në Mitrovicë për poena politikë zgjedhore, ndërsa Albulena haxhiu, Hajrula Çeko dhe Arben Vitia kanë përorur Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
“Nagavci ka përdorur zyrën e saj si ministre në detyrë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Durmishi ka përdorur pasuri publike, konkretisht urën në Mitrovicë, ndërsa z. Vitia, znj. Haxhiu dhe z. Çeko kanë përdorur Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, si dhe në faqen zyrtare të këtij subjekti janë promovuar aktivitete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet në vendim të PZAP-së.













