Putini shpall armëpushim të njëanshëm treditor në Ukrainë duke filluar nga 8 maji

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shpallur armëpushim të njëanshëm treditor në Ukrainë duke filluar nga 8 maji e deri më 11 maj.

Kreu i Kremlinit i bëri thirrje Ukrainës që ta bëjë të njëjtën gjë, raporton televizioni CNN.

Kremlini tha se vendimi për armëpushim treditore është mbështetur në “elementet humanitare” dhe se armëpushimi do të fillojë në mesnatën mes 7 e 8 majit dhe do të zgjasë deri në mesnatën mes 10 e 11 majit për ta shënuar 80-vjetorin e Ditës së Fitores dhe mposhtjen e Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Moska më parë ka refuzuar një propozim të Shteteve të Bashkuara për armëpushim 30-ditor, me të cilin ishte pajtuar Ukraina.