Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se situata në Lindjen e Mesme po ndikohet nga forca nga jashtë rajonit dhe se kjo po e çon botën në një pikë të rrezikshme, transmeton Anadolu.
Në një njoftim nga Pallati i Kremlinit thuhet se Putini është takuar me të diplomuarit e shkollave dhe universiteteve ushtarake ruse.
Lidhur me situatën në Lindjen e Mesme, Putini tha: “Situata në Lindjen e Mesme është përkeqësuar në mënyrë të mprehtë. Në këtë situatë janë përfshirë edhe forcat nga jashtë rajonit. Të gjitha këto po e çojnë botën në një pikë të rrezikshme”.
Ai theksoi se vendet perëndimore po përpiqen të mposhtin Rusinë dhe të vazhdojnë mbështetjen e tyre ushtarake dhe financiare për Ukrainën. Putin deklaroi se NATO nuk ka hequr dorë nga planet e saj për të forcuar potencialin ushtarak dhe po provokon militarizimin global dhe garën e armatosjes.
“Duke marrë parasysh tensionin gjeopolitik në rritje, ne do të vazhdojmë të marrim masat e nevojshme për të forcuar sigurinë e Rusisë dhe aleatëve tanë dhe për të zhvilluar Forcat tona të Armatosura, të cilat janë garancia e zhvillimit sovran dhe të pavarur të Rusisë”, tha Putin.
Presidenti rus tha se kanë filluar të formojnë njësi të mjeteve ajrore pa pilot dhe se do të vazhdojnë punën për të rritur potencialin ushtarak të trupave ruse.
Ai shtoi se i kushtojnë rëndësi triadës bërthamore të Rusisë dhe se do të vazhdojnë ta pajisin atë me sisteme moderne ndërsa vuri në dukje se do të fillojnë prodhimin masiv të sistemit të raketave balistike “Oreshnik”.
Ministri rus i Mbrojtjes, Andrey Belousov tha se ata kanë fituan përvojë në “operacionin special ushtarak” që kanë kryer në Ukrainë. “Kjo na jep avantazh. Është e rëndësishme ta mbrojmë këtë burim, ta transferojmë atë te brezat e ardhshëm të ushtarëve dhe ta integrojmë atë në procesin e stërvitjes së ushtarëve”, tha Belousov.
The post Putini: Përfshirja e fuqive të huaja në Lindjen e Mesme e ka sjellë botën në një pikë të rrezikshme appeared first on Kosovapost.net.