Putin: Sanksionet amerikane janë akt jo miqësor, por Rusia nuk do t’i nënshtrohet presionit

Presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë përgjigjen e tij të parë të drejtpërdrejtë ndaj sanksioneve të ShBA-së të shpallura kundër Rusisë dje.

Ai thotë se sanksionet nuk do të ndikojnë në ekonominë e Rusisë (një pretendim i kundërshtuar gjerësisht nga shumica e analistëve), por i përshkroi ato si një “akt jo miqësor” që nuk i forcon marrëdhëniet me SHBA-në, sipas medias shtetërore ruse TASS.

Sanksionet janë një përpjekje për të ushtruar presion mbi Rusinë, thotë Putin, duke shtuar se “dialogu është gjithmonë më i mirë se lufta”.

Ai thekson se Rusia nuk do t’i nënshtrohet kurrë presionit nga jashtë, shkruan Skynews