Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Emiratet e Bashkuara Arabe janë një nga vendet e përshtatshme për të organizuar një takim me presidentin amerikan, Donald Trump. Ai e përshkroi interesimin për një samit me Trump-in si të ndërsjellë.
Putin theksoi se ai nuk e përjashton një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, por shtoi se për një takim të tillë duhet të krijohen “disa kushte të caktuara”. Ai nënvizoi se situata aktuale është “larg” nga ajo që do ta bënte të mundur një takim, raporton Reuters.
”Në përgjithësi nuk kam asgjë kundër. Është e mundur, por për këtë duhet të krijohen disa kushte të caktuara”, tha Putin.
The post Putin komenton për takimet e mundshme me Trump-in dhe Zelenskyy-n appeared first on Kosovapost.net.