Putin i shmanget arrestimit – nuk merr pjesë në samitin BRICS

Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të udhëtojë në samitin BRICS në Brazil javën e ardhshme për shkak të urdhër-arrestit të lëshuar kundër tij nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP), tha sot ndihmësi i Kremlinit për politikën e jashtme Yuri Ushakov.

GJNP lëshoi ​​urdhër-arrestin në vitin dymijenjëzetetre, pak më shumë se një vit pasi Rusia filloi një luftë në shkallë të plotë kundër Ukrainës, duke akuzuar Putin për krime lufte, raporton KP.

Rusia nuk e ka nënshkruar traktatin themelues të GJNP-së dhe e ka shpallur urdhër-arrestin të pavlefshëm, por kjo do të thotë që Putin duhet të vlerësojë rrezikun e arrestimit të mundshëm nëse udhëton në një nga shtetet që janë nënshkruese të statutit të GJNP-së.

Në vitin dymijenjëzetetre, Putin vendosi të mos udhëtonte në një vend të tillë, Afrikën e Jugut, për samitin e BRICS, por vitin e kaluar, ai u prit me qilim të kuq në Mongoli, edhe pse ky vend është gjithashtu anëtar i GJNP-së.

LGBT

Ushakov tha se Putin do të marrë pjesë në samitin e BRICS në Brazil më gjashtë e shtatë korrik nëpërmjet video-lidhjeje.

 

“Kjo për shkak të disa vështirësive në kontekstin e kërkesave të GJNP-së. Në këtë kontekst, qeveria braziliane nuk mundi të merrte një qëndrim të qartë që do t’i lejonte presidentit tonë të merrte pjesë në këtë takim”, tha Ushakov.

Në vend të Putin, në samit do të merr pjesë ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov. Sipas raportimeve të medias, edhe presidenti kinez Xi Jinping nuk do të merr pjesë në samit, por nuk janë dhënë arsyet e mospjesëmarrjes së tij.

BRICS është një forum për bashkëpunim midis një grupi ekonomish kryesore në zhvillim. Ai përfshin dhjetë shtete – Brazili, Kina, Egjipti, Etiopia, India, Indonezia, Irani, Rusia, Afrika Jugore, Emiratet e Bashkuara Arabe.

The post Putin i shmanget arrestimit – nuk merr pjesë në samitin BRICS appeared first on Kosovapost.net.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni e cilësoi miqësinë mes Italisë dhe Shqipërisë një marrëdhënie që i ka rrënjët e thella dhe shkon përtej interesave reciproke. Në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin shqiptar Edi Rama pas mbledhjes së përbashkët të qeverive, Meloni u shpreh se këtë marrëdhënie shumë të fortë mes dy kombeve e tregoi edhe fakti që të 20 ministrat shqiptarë, në mbledhjen e përbashkët i mbajtën fjalimet në gjuhën italiane pa pasur nevojë për përkthyes. “Jam shumë e kënaqur që mikpres në Romë mikun tim Edi Rama dhe ministrat e tij të shumtë në numër. Mund të quhet historike se është hera e parë që qeveritë tona takohen në një format të këtoj lloji, por edhe për cilësinë dhe sasinë e marrëveshjeve dyaplëshe. Ne e dimë që marrëdhëniet me Shqipërinë i kanë rrënjët shumë thellë, kanë qenë gjithmonë marrëdhënie që shkojë përtej, kemi qenë të gjithë paska të mallëngjyer nga asambleja ku të 20 ministrat e morën fjalën në italisht dhe pasur nevojën e përkthimit. Ajo që duam të bëjmë është që këtë marrëdhënie të jashtëzakonshme për ta fuqizuar më tej. Italia është partneri i parë tregtar i Shqipërisë, janë mbi 3 mijë kompani italiane në Shqipëri”, tha Meloni./EuronewsAlbania/