“Pushteti në panikë totale – Albin Kurti dikur dilte ndryshe, sot han pasul e ngjet plisin”, Ilir Mirena për fushatën e Vetëvendosjes

Analisti Ilir Mirena tha se pushteti është në panikë totale.

Mirena tha se në të kaluarën VV-në e kanë çmuar “të paktën për fushata vizualisht të mira”, ndërsa sot ai tha se “Kurti han pasul me hoxhën dhe vendos plisin në Junik” që duket ndryshe.

“Për mendimin tim në panikë totale është pushteti i VV-së”, tha Mirena në Pressing.

“Pushteti i Vetëvendosjes në fushatën që është duke e zhvilluar, ne jemi duke e parë një çakordim total. Gjuha që është kah përdoret, mënyra qysh është duke u bërë fushata kjo nuk ka lidhje me Vetëvendosjen që na e kemi vlerësu e çmu shumë, sidomos e kemi vlerësu të paktën për fushata vizualisht që i ka bo të mira. Ndërsa sot e sheh një Albin Kurti që shkon me hangër pasul të një hoxhe i katunit të Drenasit diku…e ngjet plisin në Junik”, u shpreh tutje Mirena.