Ka ndërruar jetë në spital turistja izraelite që u përfshi në një aksident ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit ndërsa udhëtonte me një motoçikletë.
Gruaja 31-vjeçare M.N udhëtonte si pasagjere në motoçikletën “Honda” që drejtohej nga N.S., 42 vjeç po nga Izraeli. Ai ka përfunduar në prangat e policisë së Elbasanit.
Ngjarja u shënua në unazën veriore të Elbasanit, ku motori i çiftit të turistëve u përplas me një fuoristradë.
Çifti i turistëvë u dërguan në spital, por gruaja nuk ka arritur të mbijetojë.
Nga të dhënat e para shkak për aksidentin u bë një manovër e gabuar e turistit që drejtonte motoçikletën. Por në pranga ka përfunduar edhe drejtuesi i makinës me të cilën ata u përplasën, F.M., 30 vjeç, banues në Elbasan.