Pushime larg zhurmës, Zbulohet vendi ku po qëndrojnë Mozzik dhe Lotina

Prej disa ditësh, Mozzik dhe partnerja e tij Lotina kanë qenë aktivë në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit momente romantike dhe relaksuese nga pushimet e tyre verore.

Ata kanë postuar foto dhe video në të cilat shfaqen pranë detit, në ambiente luksoze, mes natyrës – por pa zbuluar saktësisht se ku ndodheshin.

Megjithatë ‘Prive’ ka arritur të zbulojë destinacionin e tyre përmes detajeve të vogla në sfondet e fotove të tyre në Instagram.

Rezulton se çifti po pushon në një nga resortet më ekskluzive të Spanjës: Cap Rocat, i pozicionuar në jug të ishullit Mallorca, në zonën Cala Blava.

Cap Rocat është një rezort boutique luksoz, i krijuar në një ish-fortifikatë ushtarake të shekullit të 19-të, që është restauruar me kujdes dhe mbart statusin e monumentit kombëtar dhe pasuri kulturore.

Ky transformim i jashtëzakonshëm është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Europa Nostra” për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lotina Haziri (@lotinahaziri)

Rezorti ndodhet në një lokacion të izoluar dhe të qetë, që shtrihet në 88 akra natyrë të mbrojtur, me mbi 2 kilometra vijë bregdetare – një oaz i vërtetë larg zhurmës së jetës publike.

Çifti, që prej kohësh është komentuar për kimi dhe përputhje të dukshme, duket se po shijon një arratisje të ëmbël në privatësi të plotë, larg syve të mediave, por jo edhe të fansave./Prive