Punonte për familjen mbretërore kur Princeshë Diana u vra në aksidentin automobilistik: Ndërron jetë në moshën 77-vjeçare truproja i Princ Harry-t dhe William

Truproja mbretërore që punonte për familjen mbretërore në periudhën kur humbi jetën në një aksident tragjik Princeshë Diana, ka vdekur në moshën 77 vjeçare, shkruan The Sun.

Graham Craker, i cili u quajt “Crackers” nga dy princat, kishte qenë oficer i Policisë Metropolitane për 35 vjet.

Ai shërbeu si truproja i djemve mbretëror për 15 vjet, gjersa doli në pension në vitin 2001.

Në ditën e vdekjes së Dianës, Craker ishte me çiftin mbretëror të atëhershëm, në Skoci, me Princin Charles dhe gjyshërit e tyre, Mbretëresha Elizabeth dhe Duka i Edinburgut .

Teksa ka folur për Neë York Post në vitin 2017, Craker përshkroi se si e kishte përjetuar lajmin e vdekjes së mbretëreshës teksa shpjegoi se gjëja më e këqe me të cilën mund të përballej ishte Pinci Wiliam, një ditë pasi lajmi i trishtë kishte marrë dhenë.

Pashë William që ecte me qenin e tij dhe shkova tek ai dhe i thashë: Më vjen shumë, shumë keq që dëgjoj këtë lajm.” Dhe ai ktheu me shumë trishtim, ‘Faleminderit.”

Në ditën e funeralit, Craker shoqëroi william dhe Harry-n teksa ecnin pas makinës së varrimit që mbante trupin e nënës së tyre.