Punimet nisën para afër 7 vitesh, për inate politike Qeveria Kurti e bllokoi finalizimin e spitalit të Ferizajt

Janë bërë afër 7 vite që kanë nisur punimet për ndërtimin e spitalit të Ferizajt, mirëpo i njëjti ende nuk është përfunduar. Funksionalizimin e tij po e shohin të nevojshëm ferizajasit.

Tash e sa vite është lënë në gjysmë.

Ky  është objekti i spitalit në Ferizaj, që ishte planifikuar vite më parë të përfundohej.

E të nevojshëm ndërtimin e tij po e shohin qytetarët e kësaj Komune.

“Bën me pas, nuk është keq çka do që bëhet mirë është”, thotë Ahmet Hashani qytetar.

Si të domosdoshëm ndërtimin e spitalit në Ferizajt, e shohin edhe nga Rrjeti i Organizatave Jo-Qeveritare AVONET.

“Nevojat e mëdha për qytetarët e regjionit të Ferizajt e më gjerë kanë qenë jashtëzakonisht me vite të tëra. Por duke e parë shumë të rëndësishme e të nevojshme me pas një spital të tillë ne ende nuk e kemi. Domethënë si katër vjeçar si kryeministër i vendit nuk ka arritur ta realizojë, të finalizojnë një projekt të tillë. Për mu është shqetësuese dhe mbetet shqetësim”, thotë Kenan Gashi.

Kurse sipas zëdhënësit të kësaj Komune, Selim Marevci neglizhenca e punimeve ka qenë politike.

“Është dashur të përfundojë në vitin 2021. Mirëpo, fatkeqësisht ndërrimi i Qeverive në këtë rast edhe i  Qeverisë Kurti 1 dhe pastaj edhe Kurti 2, ka bërë që të përlongohet jashtëzakonisht shumë puna e Spitalit duke gjetur lloj lloj arsyetimesh qoftë me bazë qoftë pa bazë.00:48-01:05Sipas informatave që kemi është thënë që është kryer pjesa e fizibilitetit, sa i përket kësaj pjesë të fizibilitetit se Spitali vetëm ka qenë aty së ndërtuari dhe tashmë pritet pjesa e tenderimit për vazhdimin e punimeve të Spitalit”, thotë ai.

Sipas këtij të fundit, projektet për Komunën e Ferizajt, Qeveria Kurti nuk i ka pasur prioritet asnjëherë.

Ndërtimi i këtij spitali kishte nisur që nga viti 2018.