Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë protestuar sot duke kërkuar rritje pagash, nivelizim të tyre dhe pagën e 13-të.
Gjatë kësaj proteste, njëri nga punëtorët e KEK-ut ka përshëndetur një grup të punëtorëve që nuk kanë marr pjesë në protestë, por kanë qëndruar në punë për “të mbajtur asetet kryesore”
“Më lejoni të iu falënderojmë me mijëra herë për mundin, sakrificën që e keni bërë me ardh këtu. Një pejsë e shokëve tonë kanë ngel për ta mbajtur prodhimin, dhe energjinë elektrike për Kosovën. edhe ata janë sëbashku me neve, por me pëlqimin e Sindikatës, ata i kanë mbajtur asetet kryesore. Ne pe përfundojmë me apelin, ose do të ketë ngritje, ose punëtori shumë vjeçar në eskavator të qymyrit, greva është e pashmagshme”, ka thënë ai.
Një punëtor tjetër, e ka konfirmuar raportimin e ditës se një bllok i Kosovës B është jashtë punës.
“Nuk po du me iu mbet borxh shokëve në Kosovën B, atje është një bllok jashtë punë. Ata e shprehën dëshirën shumë me ardh, por për shkak të nevojës që u paraqit sot në Kosovën B që ata me qenë pjesë e kryerjeve të punëve brenda, që me ardh deri te startimi sa më i shpejtë dhe me funksionu sa më mirë Kosova B, ata nuk mujtën me ardh. Po deshtëm me iu tregu menaxhmentit edhe bordit, që ne dimë me e kontrollu veten edhe emocionet edhe të drejtat tona që po shkelen e po realizohen, që të kontribuojmë aty ku e kemi vendin e punës për me e ndriqu vendin. Keni të bëni me një klasë punëtore që nuk e sheh vetëm interesin personal por e sheh edhe interesin e shtetit, krejt ato që i folën shokët deri më tani”, ka shtuar ai. /Demokracia.com/













