Punëtorët e KEK-ut kërkojnë rritje pagash, paralajmërojnë protestë më 1 Maj

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) po kërkojnë rritje të pagave, duke thënë se puna që bëjnë është e vështirë, e rrezikshme dhe shpesh nënvlerësohet.

”Çdo ditë punojmë me lodhje, me rrezik dhe me shumë sakrificë. Kjo punë nuk ka para që mund ta paguajë”, thonë ata.

Me këtë mesazh, punëtorët e KEK-ut kanë ftuar qytetarët të bashkohen në protestën që do të mbahet të mërkurën, më 1 Maj, në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Ata kërkojnë pagë dinjitoze dhe trajtim më të mirë nga institucionet. Protesta do të zhvillohet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.